Pesë policë të vrarë pas një sulmi ajror izraelit në Gaza

Pesë policë të vrarë pas një sulmi ajror izraelit në Gaza

Bota May 23, 2026 - 16:52

Pesë policë palestinezë vriten në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës.

Pesë policë palestinezë u vranë sot në një sulm ajror izraelit në veri të Rripit të Gazës, njoftuan spitali dhe policia e territorit palestinez, e cila vepron nën autoritetin e lëvizjes islamike palestineze Hamas.

“Pesë martirë, të gjithë oficerë policie, dhe një numër i të plagosurve – njëri prej të cilëve është në gjendje kritike – mbërritën pas një sulmi ajror izraelit që shënjestroi një vendndodhje të policisë në zonën al-Tuam”, raportoi spitali ”al-Shifa” në qytetin e Gazës.

Policia deklaroi se dy raketa u qëlluan në stacionin e policisë në zonë.

Një burim ushtarak izraelit se ushtria kishte shënjestruar “terroristët e Hamasit” në zonë./atsh