“Nëse dikujt i merr koka erë e na sulmon, e shkatërrojmë” - shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë

“Nëse dikujt i merr koka erë e na sulmon, e shkatërrojmë” - shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë

Bota May 21, 2026 - 14:18

Shefi i NATO-s, Mark Rrutte, paralajmëroi Rusinë dhe çdo kundërshtar të mundshëm që një sulm ndaj shteteve anëtare të aleancës do të merrte përgjigje shkatërrimtare.

Në një konferencë për mediat me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, Rutte vlerësoi Suedinë për punën e bërë në ndalimin e flotës ruse në hije.

“Ta kemi të qartë, aftësia jonë për të mbrojtur çdo aleat, është absolute. Nëse dikujt i merr koka erë dhe na sulmon, përgjigjja jonë do të jetë shkatërrimtare”, tha Rutte, përcjell A2 CNN.

Sekretari i Përgjithshëm komentoi edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta pakësuar trupat në Evropë, duke thënë se nuk është shumë i shqetësuar. “Është e drejtë që të krijojmë balanca të reja”, tha ai.