OBSH-ja dhe Spanja për shpërthimin e hantavirusit: Situata nën kontroll, s’ka shenja përhapjeje
Foto: Ilustrim

OBSH-ja dhe Spanja për shpërthimin e hantavirusit: Situata nën kontroll, s’ka shenja përhapjeje

Bota May 12, 2026 - 13:09

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesusm u takua në Pallatin e Montclo-s me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për të diskutuar operacionin e kryer pas shpërthimit të hantavirusit në anijen turistike “MV Hondius”.

Tedrosi vlerësoi se OBSH-ja kërkoi ndihmë nga Spanja, sepse situata i tejkaloi kapacitetet e Kepit të Gjelbër, i cili në atë moment ishte më afër vendndodhjes së incidentit, raportoi “El Pais”.

Megjithatë Tedrosi minimizoi rrezikun e një epidemie më të gjerë, duke deklaruar se “aktualisht nuk ka asgjë që të tregojë një përhapje më të madhe” të virusit, por paralajmëroi se situata është ende duke u monitoruar për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit. /abcnews