Irani më në fund i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës
Bota
May 10, 2026 - 15:40
ShBA-të kanë qenë në pritje të një përgjigjeje nga Irani ndaj propozimit të saj për paqe.
Plani i tyre, nëse miratohet, do t’i jepte fund zyrtarisht luftës përpara se të fillonin bisedimet për çështje më të diskutueshme, siç është programi bërthamor i Iranit.
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se ata prisnin një përgjigje brenda disa orësh. Kjo ka zgjatur më shumë se kaq, por Sky News raporton se duket se tash është dhënë një përgjigje.
Kjo sipas medias shtetërore, IRNA që raporton se Teherani është përgjigjur nëpërmjet Pakistanit.
IRNA shtoi vetëm se në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës.