Trump: Negociatat për t’i dhënë fund luftës me Iranin po zhvillohen përmes telefonit
Bota
April 29, 2026 - 22:35
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se negociatat për t’i dhënë fund luftës me Iranin po zhvillohen “në mënyrë telefonike”.
Ai është ankuar për udhëtimin e gjatë të nevojshëm për të dërguar një delegacion në Islamabad, pasi bisedimet ende nuk i kanë dhënë fund armiqësive, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi bisedime, po zhvillojmë bisedime me ta tani, dhe nuk po bëjmë më udhëtime 18 orëshe sa herë që duam të shohim një copë letër”.
“Po e bëjmë në mënyrë telefonike dhe është shumë mirë. Unë bëj një telefonatë ose u kërkoj njerëzve të mi të bëjnë një telefonatë” tha presidenti i ShBA-së.