Starmer: Sulmet ndaj komunitetit tonë hebraik janë sulme ndaj Britanisë

Starmer: Sulmet ndaj komunitetit tonë hebraik janë sulme ndaj Britanisë

Bota April 29, 2026 - 14:51

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar pas sulmit me thikë në Golden Green, ku mbetën të plagosur dy hebrenj.

Përmes rrjeteve sociale, Starmeri tha se “sulmi antisemit në Golders Green është i papranueshëm”, shkruan BBC.

Starmeri falënderon grupet hebraike Shomrim dhe Hatzola, si dhe policinë, për “veprimin e shpejtë” dhe premton se “ata që janë përgjegjës do të nxirren para drejtësisë”.

“Sulmet ndaj komunitetit tonë hebraik janë sulme ndaj Britanisë”, thotë ai.