Trumpi publikon fotografi me armë dhe mesazh kërcënues ndaj Iranit

Trumpi publikon fotografi me armë dhe mesazh kërcënues ndaj Iranit

Bota April 29, 2026 - 11:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një postim të ri në rrjetet sociale në orët e hershme të mëngjesit në Washington, D.C., ku ka ashpërsuar retorikën ndaj Iran.

Në postimin e tij, Trumpi kritikoi udhëheqjen iraniane, duke thënë se ajo duhet “të marrë veten në dorë” dhe se “nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jonukleare”, një referencë e mundshme ndaj përpjekjeve për të kufizuar programin bërthamor të Iranit dhe rezervat e uraniumit të pasuruar.

Postimi u shoqërua me një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku Trumpi shfaqet duke mbajtur një armë automatike në mes të shpërthimeve. Në përshkrimin e fotografisë shkruhej: “NO MORE MR. NICE GUY”. [Jo më djalë i mirë].

Mesazhi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa retorika e fortë e përdorur nga presidenti amerikan pritet të nxisë reagime të reja në arenën ndërkombëtare. /Zëri

Image