Rutte: Do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur Turqinë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është zotuar se aleanca do të “bëjë gjithçka që duhet” për të mbrojtur Turqinë, e cila, sipas tij, u shënjestrua nga raketat iraniane muajin e kaluar. Deklaratat e Ruttes u bënë gjatë një vizite në vend.
“Irani po mbjell terror dhe kaos dhe kjo ndihet veçanërisht këtu në Turqi. Në javët e fundit NATO-ja ka kapur me sukses, katër herë, raketa balistike të drejtuara drejt Turqisë”, shtoi ai.
Rutte theksoi gjithashtu se NATO-ja është e përgatitur për kërcënime të tilla dhe do të mbrojë të gjitha shtetet anëtare të saj. 32 vendet e NATO-s pritet të takohen në fillim të korrikut në kryeqytetin turk për një samit.
Gjatë vizitës së tij në objektet e Aselsanit, Rutte vlerësoi “zhvillimin e shpejtë” të industrisë turke të mbrojtjes, ndërsa pritet të takohet edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.