Irani shpall të hapur përkohësisht Ngushticën e Hormuzit
Ministri i Jashtëm i Iranit duket se e ka shpallur Ngushticën e Hormuzit "plotësisht të hapur" për "periudhën e mbetur të armëpushimit".
Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e "të gjitha anijeve tregtare" përmes ngushticës.
Në postimin e plotë të Aragchit në X thuhet:
Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit".
Megjithatë, duhet theksuar se Irani më parë ka deklaruar se ngushtica është e hapur për vendet që bashkëpunojnë me ushtrinë e tij.
Nuk është e qartë nëse bllokada amerikane e porteve iraniane vazhdon pas vendimit të Iranit.
Deklarata e Aragchit vjen në një kohë kur Keir Starmer dhe Emmanuel Macron kanë organziuar një takim me 40 udhëheqës të tjerë.
Grupi do të diskutojë rihapjen e ngushticës.
In line with the ceasefire in Lebanon, the passage for all commercial vessels through Strait of Hormuz is declared completely open for the remaining period of ceasefire, on the coordinated route as already announced by Ports and Maritime Organisation of the Islamic Rep. of Iran.
— Seyed Abbas Araghchi (@araghchi) April 17, 2026