SHBA-ja ia ka dorëzuar Iranit planin 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës

SHBA-ja ia ka dorëzuar Iranit planin 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës

Bota March 25, 2026 - 10:07

Irani ka marrë një propozim 15-pikësh nga Shtetet e Bashkuara për t’u dhënë fund sulmeve SHBA - Izrael, kanë deklaruar për Associated Press dy zyrtarë pakistanezë.

Zyrtarët pakistanezë kanë folur edhe për përmbajtjen e planit, duke thënë se ai përfshin:

  • Lehtësim të sanksioneve
  • Bashkëpunim bërthamor për qëllime civile
  • Reduktim të programit bërthamor të Iranit
  • Monitorim nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike
  • Kufizime ndaj programit raketor të Iranit
  • Qasje për transport detar përmes ngushticës së Hormuzit.

Edhe Channel 12 i Izraelit ka raportuar për pikat e planit.

Donald Trump dje deklaroi se Washingtoni po flet me “njerëzit e duhur” në Iran dhe se “ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje”.

Ai gjithashtu tha se Irani ka rënë dakord me SHBA-në që nuk do të ketë kurrë armë bërthamore dhe se i ka dhënë SHBA-së “një dhuratë shumë të madhe me vlerë të jashtëzakonshme”, e lidhur me naftën, gazin dhe ngushticën e Hormuzit, transmeton Zeri.info.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar se po negocion me SHBA-në, ndërsa një zëdhënës ushtarak ka deklaruar me ironi se SHBA-ja po negocion me vetveten. /Zëri