Pesë të vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në SHBA, mes tyre tre fëmijë
Pesë persona, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Bend, në shtetin e Oregonit, SHBA.
Sipas CBS, e cila citon burime, autori i sulmit ishte një 16-vjeçar, i cili u vra nga një person i pranishëm në vendngjarje dhe jo nga policia.
Viktimat përfshijnë tre fëmijë, një të rritur dhe autorin e dyshuar të sulmit. Ndërkohë, dy fëmijë të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Sipas rindërtimeve paraprake, alarmi u dha në orën 12:59 me orën lokale. Telefonata e parë e marrë nga policia raportonte për një person që po qëllonte me armë drejt një automjeti.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje në orën 13:02, kur 16-vjeçari ishte vrarë tashmë nga një person i pranishëm në zonë.
Autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes. /abcnews