Trump: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Bota March 17, 2026 - 17:33

Donald Trump tha se ShBA-të janë informuar “nga shumica e ‘aleatëve’ tanë të NATO-s se nuk duan të përfshihen” në luftën e Iranit.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se “nuk është i befasuar nga veprimi i tyre”.

“Ne do t’i mbrojmë ata, por ata nuk do të bëjnë asgjë për ne, veçanërisht, në një kohë nevoje”, shkroi ai.

Trump ndër tjerash tha se ShBA-të nuk “kanë më nevojë” dhe as nuk e dëshirojnë ndihmën e vendeve të NATO-s.

“Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt”, shkroi Trump ndër tjerash. 

Image