Britania e Madhe përgatitet të dërgojë anijen e dytë në Mesdhe
Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të dërgojë një anije të dytë në Mesdhe, një lajm i konfirmuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes.
Ndëkohë, ishte njoftuar më parë se HMS Dragon, një shkatërrues i Tipit 45, po përgatitet për dislokim.
Ministria e Mbrojtjes tha se RFA Lyme Bay po përgatitet për vendosje “për sulme detare në Mesdheun Lindor”.
“Si pjesë e një planifikimi të kujdesshëm, ne kemi marrë vendimin për ta sjellë RFA Lyme Bay në gatishmëri të shtuar si masë paraprake, nëse ajo do të jetë e nevojshme për të ndihmuar në detyrat detare në Mesdheun Lindor”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.
Lyme Bay është një anije zbarkimi, e pajisur për të funksionuar si një platformë aviacioni dhe ka ambiente mjekësore. Ajo përdoret shpesh për misione humanitare dhe ndihme në rast fatkeqësish. /euronews