Franca, Britania dhe Gjermania dënojnë ashpër vrasjen e protestuesve në Iran
Bota
January 09, 2026 - 20:58
Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë dënuar ashpër vrasjen e protestuesve në Iran, duke shprehur shqetësim të thellë për raportet mbi përdorimin e dhunës nga forcat iraniane të sigurisë.
Në një deklaratë të përbashkët, liderët e tre vendeve theksuan se autoritetet iraniane kanë përgjegjësinë të mbrojnë popullsinë e tyre dhe të garantojnë lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor, pa frikë nga represioni.
Ata u bënë thirrje autoriteteve iraniane të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve iranianë. /abcnews