Ja si do të duket përbërja e re e Parlamentit Evropian
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, sipas rezultateve paraprake, rezultatin më të mirë e ka arritur Partia Popullore Evropiane me 191 mandate parlamentare. Koalicioni Socialist-Demokratik fitoi 135 vende në Parlamentin Evropian.
Grupi Renew Europe fitoi 83 mandate, të Gjelbërit 53, ndërsa grupi Identiteti dhe Demokracia fitoi 57. Konservatorët dhe reformistët evropianë fituan 71 mandate dhe të majtët 35.
Rreth 370 milionë qytetarë të BE-së patën të drejtën e votës në zgjedhjet e PE-së dhe sot qytetarët e rreth 20 vendeve anëtare të BE-së dolën në kutitë e votimit. Në zgjedhjet, të cilat filluan të enjten, më 6 qershor, kanë votuar më parë qytetarët e Holandës, Irlandës, Republikës Çeke, Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës, ndërsa në Itali votimi filloi të shtunën dhe vazhdoi të dielën.
Zgjedhjet përfaqësojnë një moment kyç në demokracinë e BE-së – ato u japin qytetarëve të drejtën e votës dhe mundësinë për të zgjedhur deputetët që do t’i përfaqësojnë ata atje. Gjithashtu, rezultati i këtij votimi do të reflektojë në përsosmërinë e funksionimit më të gjerë të komunitetit evropian.
Domethënë, do të ndikojë se kush do të jetë kreu i ardhshëm i institucioneve të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri.
Sipas rezultateve të reja preliminare të votimit dhe exit poll-eve (në varësi të vendit) të publikuara në faqen e BE-së, Partia Popullore Evropiane (EPP) do të fitojë 191 vende në parlament, ndërsa Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) do të marrë 135 vende. Tetëdhjetë e tre vende parlamentare për Renew Europe, dhe 71 shkojnë për grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR).
Grupi parlamentar i krahut të djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID) mund të fitojë 57 vende në Parlamentin Evropian, të Gjelbërit/EFA 53 dhe E majta e Bashkuar Evropiane – E majta e Gjelbër Nordike 35. Anëtarët e sapozgjedhur që nuk janë ende në aleancë me asnjë grup mund të fitojnë 50 vende dhe 45 anëtarë të pavarur.