Hezbollahu emëron liderin e ri

Hezbollahu emëron liderin e ri

Bota October 29, 2024 - 09:57

Hezbollahu ka emëruar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të grupit, Sheikh Naim Qassem, si udhëheqësin e ri.

Ai do të pasojë Hassan Nasrallah, i cili u vra në Bejrut në një sulm ajror izraelit në shtator.

Qassem ka qenë udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut që nga vdekja e Nasrallahut.

Kush është Sheikh Naim Qassem?

I lindur në vitin 1953 në Bejrut, Qassemi ka qenë një figurë e lartë në Hezbollah për më shumë se 30 vjet.

Ai u emërua zëvendësshef në vitin 1991 dhe mbeti në detyrën e tij kur Hassan Nasrallah u bë lider një vit më vonë.

Qassem ishte anëtari i parë i udhëheqjes së lartë të Hezbollahut, që bëri komente televizive pasi Nasrallahu u vra muajin e kaluar.

Ai tha se Hezbollahu do të zgjidhte një pasardhës të liderit të vrarë “në rastin më të parë”, dhe do të vazhdonte të luftonte Izraelin në solidaritet me palestinezët.

Këtë muaj ai tha se konflikti midis Hezbollahut dhe Izraelit ishte një luftë se kush qan i pari dhe Hezbollahu nuk do të qante i pari. /telegrafi