Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan një rritje të së djathtës ekstreme

Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan një rritje të së djathtës ekstreme

Bota June 09, 2024 - 22:45

Rezultatet e para nga cikli zgjedhor evropian kanë treguar një rritje të rëndësishme të së djathtës ekstreme.

Ndonëse duket se do mbajnë vendin e tretë të cilin e djathta ekstreme e ka synuar, liberalët kanë përjetuar humbje të votave, me çfarë po rrezikohet shumica pro-veropiane në Parlamentin Evropian.

Partitë tradicionale të qendërs së djathtë dhe asaj të majtë mbetën në krye të listës së fituesëve, por edhe ato me rënie të numrit të votave.

Shtimi i partive të krahut të djathtë ekstrem vie sidomos nga shtete e perëndimit, siç janë Franca Gjermania, Italia apo Holanda.

Dominimi i tyre në parliament do reflektojë në politikat evropiane siomos ato që kanë të bëjnë më ndryshimet klimatike apo migracionin.

Të drejtën e votës në zgjedhjet e sivjetme evropiane kishin mbi 370 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian. Procesi zgjedhor u mbajt në 27 shtete anëtare mes 6 dhe 9 qershorit. Sivjet për herë të parë votuan mbi 20 milionë votues.

Në zgjedhjet evropiane u votua vetëm për eurodeputet në strukturën e ardhshme të Parlamentit Evropian. Ata janë të vemti që zgjidhen drejtpërsëdrejti nga populli.

Sidoqoftë rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të reflektohen në procesin e emërimit të bartësëve të institucioneve kyçe të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të sjashtme dhe Siguri.

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mëton të merr edhe një mandat në krye të këtij institucioni, ndërsa president i Këshillit Evropian Charles Michel si dhe shefi i diplomacisë evrpiane Josep Borrell do largohen nga këto poste dhe zëvendësohen me emra të rinj.

Për bartësit e institucioneve vendosin liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Të emëruarit duhet të jenë nga radhët e partive që kanë marrë më së shumëti vota gjatë zgjedhjeve evropiane.