Ishte ndaluar për dhunë, burri qëllon dy oficerë brenda komisariatit të policisë në Paris

Ishte ndaluar për dhunë, burri qëllon dy oficerë brenda komisariatit të policisë në Paris

Bota May 10, 2024 - 07:59

Një burrë qëlloi dhe plagosi dy oficerë teksa po mbahej në një stacion policie në Paris. Sipas mediave të huaja, ai mori armën e njërit prej oficerëve dhe qëlloi ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

Policia fillimisht e kishte arrestuar burrin me dyshimin se kishte sulmuar një grua brenda një pallati banimi.

“Ne kemi dy policë të cilët janë plagosur rëndë,” tha të premten shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez,, duke shtuar se i dyshuari gjithashtu ishte plagosur rëndë.

Mediat franceze raportojnë se policia kishte qëlluar kundër tij pasi i dyshuari hapi fillimisht zjarr./abcnews