Pamjet me dron zbuluan gjendjen e helikopterit, në të cilin ndodhej presidenti iranian

Pamjet me dron zbuluan gjendjen e helikopterit, në të cilin ndodhej presidenti iranian

Bota May 20, 2024 - 08:10

“Asnjë i mbijetuar nuk u gjet”, në vendin e rrëzimit të helikopterit me presidentin iranian Ebrahim Raisi, njoftuan agjencitë shtetërore iraniane të lajmeve, raporton CNN.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi më 20 maj se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq.

Pamjet me dron të rrënojave të kapura nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe të transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve FARS tregojnë vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, me disa pjesë të helikopterit të mbetura, përveç bishtit blu-bardhë.