Ish-mjeku vret gruan dhe dy fëmijët në Itali, më pas kryen vetëvrasje

Ish-mjeku vret gruan dhe dy fëmijët në Itali, më pas kryen vetëvrasje

Bota April 01, 2023 - 15:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një ish-mjek italian ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në L’Aquila , në një vilë në periferi të qytetit, në fshatin Tempera. Autori u identifikua Carlo Vicentini, një ish-mjek urolog 70-vjeç, i cili është shumë i njohur dhe i respektuar dhe kishte rreth një muaj që kishte dalë në pension.

Burri qëlloi me pistoletë gruan e tij, Carla Pasqua, 63 vjeç, një ish-zyrtare administrative e ASL të Aquila-s, vajzën e tij Alessandra , 36 vjeç, nutricioniste në departamentin onkologjik të spitalit Teramo, dhe djalin 43-vjeç Massimo, invalid që nga lindja, i lidhur me respirator dhe në gjendje shumë të rëndë.

Më pas ai kreu vetëvrasje.

Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin. /abcnews