Osmani: Masakra e Buchas në Ukrainë është një kujtesë e qartë

Osmani: Masakra e Buchas në Ukrainë është një kujtesë e qartë

Bota April 01, 2023 - 11:50

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur në lidhje për 1-vjetorin e çlirimit të qytetit ukrainas Bucha, nga pushtuesit rusë.

Osmani ka thënë se masakra në Bucha sipas tij, është një kujtesë e qartë se paqja dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të mirëqenë, transmeton Klankosova.tv.

“Dje e shënuam 1-vjetorin që kur mbrojtësit ukrainas dëbuan pushtuesit rusë nga qyteti i Buchas, ku u vranë mbi 460 persona. Kjo masakër është një kujtesë e qartë se paqja dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të mirëqenë”, ka shkruar Osmani në Twitter.