Rusia pretendon se ka neutralizuar një celulë terroriste në Krimenë e pushtuar

Rusia pretendon se ka neutralizuar një celulë terroriste në Krimenë e pushtuar

Bota August 17, 2022 - 15:24

Zyrtari i lartë në Krimenë e aneksuar nga Rusia deklaroi se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka arrestuar anëtarët e një celule “terroriste” me gjashtë persona, një ditë pasi shpërthimet tronditën një nga bazat ushtarake ruse atje.

“Të gjithë ata janë të arrestuar. Aktivitetet e terroristëve ishin të koordinuara, siç pritej, nga territori i shtetit terrorist të Ukrainës", tha Sergei Aksyonov, zyrtari në rrjetin social, Telegram.

Aksyonov tha se të dyshuarit ishin anëtarë të grupit Hizb ut-Tahrir, i cili është i ndaluar në Rusi.

Megjithatë në deklaratën e  FSB-së nuk thuhet nëse individët e arrestuar kanë lidhje me shpërthimet e djeshme në depon e municioneve  në Dzhankoi në Krimenë veriore dhe javën e kaluar në  bazën ushtarake ruse në Krimenë perëndimore. /abcnew