Mosmarrëveshjet pas-Brexit, Britania nis bisedimet me BE-në

Mosmarrëveshjet pas-Brexit, Britania nis bisedimet me BE-në

Bota August 17, 2022 - 10:23

Britania ka nisur procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bashkimin Evropian në përpjekje për të fituar qasje në programet e kërkimit shkencor të bllokut, duke përfshirë Horizon Europe, tha qeveria në një deklaratë të martën, shkruan Reuters.

Sipas një marrëveshjeje tregtare të nënshkruar në fund të vitit 2020, Britania negocioi për të pasur akses në një sërë programesh shkencore dhe inovative, duke përfshirë Horizon, një program 95.5 miliardë euro që ofron grante dhe projekte për studiuesit.

Por 18 muaj më vonë, Britania tha BE-ja nuk është bërë pjesë r Horizon, Copernicus, programin e vëzhgimit të tokës për ndryshimet klimatike, Euratom, programin e kërkimit bërthamor dhe në shërbime të tilla si Mbikëqyrja dhe Hulumtimi i Hapësirës.

Të dyja palët kanë thënë se bashkëpunimi në kërkime do të ishte reciprokisht i dobishëm, por marrëdhëniet janë tensionuar për shkak të një pjese të marrëveshjes të Brexit në lidhje me tregtinë me Irlandën e Veriut, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, duke e shtyrë BE-në të nisë procedurat ligjore.

“BE ka shkelur qartë marrëveshjen tonë, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur të politizojë bashkëpunimin jetik shkencor duke refuzuar të finalizojë marrëveshjen në këto programe të rëndësishme,” tha në një deklaratë ministrja e Jashtme Liz Truss.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë. Kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar ka nisur tani konsultimet zyrtare dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur komunitetin shkencor,” tha Truss

Komisioni Europian tha se kishte marrë parasysh njoftimin e Britanisë.

“Komisioni merr parasysh kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për konsultim dhe do ta ndjekë këtë në përputhje me rregullat e zbatueshme, siç përcaktohet në Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit (TCA),” tha zëdhënësi Daniel Ferrie.

BE nisi procedurat ligjore kundër Britanisë në qershor pasi Londra publikoi legjislacionin për të anashkaluar disa rregulla pas Brexit për Irlandën e Veriut dhe Brukseli ka hedhur dyshime mbi rolin e saj brenda programit Horizon Europe.

Britania tha se do të alokonte rreth 15 miliardë paund për Horizon Europe. /abcnews