Rusia: Vendosëm nën kontroll centralin bërthamor në Ukrainë për çështje sigurie

Rusia: Vendosëm nën kontroll centralin bërthamor në Ukrainë për çështje sigurie

Bota May 26, 2022 - 21:43

Ministrja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor “Zaproizzhia” në Ukrainë për ta ruajtur naftën dhe materialet nukleare.

Forcat ruse bombarduan këtë central më 3 mars dhe më vonë morën kontrollin, kurse tani janë duke funksionuar vetëm dy nga gjashtë reaktorët, shkruan BBC, transmeton Zeri.info.

Në një deklaratë të postuar në faqen e ministrisë ruse, Zakharova ka thënë “Ne përsëri theksojmë se vendosja nën mbrojtje nga personeli ushtarak rus i termocentralit bërthamor Zaporizhzhya ishte i justifikuar nga pikëpamja e parandalimit të një rrjedhjeje të materialeve bërthamore dhe radioaktive në një objekt bërthamor që ndodhi në zonën e operacionit special ushtarak”. /Zëri