Vriten 10 civilë pas sulmeve ruse në Donetsk, mes tyre 2 fëmijë

Vriten 10 civilë pas sulmeve ruse në Donetsk, mes tyre 2 fëmijë

Bota May 18, 2022 - 22:04

Të paktën 10 civilë ukrainas, duke përfshirë dy fëmijë,  njëri prej tyre vetëm 2-vjeç, janë vrarë nga forcat ruse në rajonin lindor të Donetsk sot, tha guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko në një mesazh në internet.

Kirilenko, i cili nuk dha detaje, tha se shtatë persona të tjerë ishin plagosur.

Sulmi ndodhi të martën, por viktimat u zbuluan vetëm sot mes inerteve të ndërtesave të shkatërruara.

Mes të plagosurve janë 3 të mitur nga mosha 9 deri në 17-vjeç. /abcnews