Rriten sërish rastet me COVID-19 në Amerikë

Rriten sërish rastet me COVID-19 në Amerikë

Bota May 18, 2022 - 21:40

Rastet me COVID-19 po rriten sërish në kontinentin amerikan, pasi shumë vende kanë hequr masat, si përdorimi i maskave dhe mbajtja e distancës, tha Organizata Pan-Amerikane e Shëndetit (PAHO).

Javën e kaluar, numri i rasteve u rrit me 27,2% krahasuar me një vit më parë, kryesisht për shkak të rritjes së infeksioneve në SHBA, të cilat kaluan 1 milion vdekje .

Në veçanti, 918,000 infeksione në total, më shumë se gjysma janë regjistruar në Amerikën e Veriut.

Në SHBA, numri i rasteve u rrit me 33%javën e kaluar, duke vijuar trendin rritës që është vërejtur prej shtatë javësh tashmë në vend.

Drejtori i PAHO-s, Dr. Carissa Etienne, vuri në dukje se shumë vende kanë hequr masat anti-Covid dhe kanë rihapur kufijtë, pas një periudhe me shkallë të ulët të infeksionit.

Sipas PAHO, shumë njerëz mbeten të pambrojtur ndaj koronavirusit të ri pasi vetëm 14 nga 51 vendet dhe territoret e Amerikës kanë arritur qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së tyre.

PAHO theksoi se infeksionet e reja dhe vdekjet janë në rritje të vazhdueshme prej katër javësh.

Më shumë se 3,500 vdekje u raportuan javën e kaluar.

Rritja më e madhe, në përqindje, është shënuar në vendet e Amerikës Qendrore (+ 80%). /abcnews