Blinkeni: Pasiguria ushqimore është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Blinkeni: Pasiguria ushqimore është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Bota May 18, 2022 - 17:14

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një deklaratëe ditën e mërkurë ka fajësuar rusinë dhe luftën që ata nisën në Ukrinë, për shtimin e 40 milionë njerëzve në botë tek ata që vuajn ë nga pasiguria ushqimore.

“Kishte një gjendje paraekzistuese, si të thuash, kur bëhet fjalë për pasigurinë ushqimore në shumë vende. Është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz të tjerë tek ata që janë të pasigurt ushqimor”, tha Blinken në komentet para një takimi me ministrin e Jashtëm pakistanez Bhutto Zardari.

Blinken është në Nju Jork për të marrë pjesë në një ministror mbi sigurinë ushqimore pasdite.

“Ne po bashkohemi… për të parë hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të adresuar çështjet e pasigurisë ushqimore, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën”, tha Blinken.

Administrata Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë në përpjekje për të zhvilluar rrugë për të nxjerrë grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia bllokoi anijet ukrainase të niseshin me drithëra që janë jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindja e Mesme. /abcnews