Sekretari amerikan i Shtetit propozon që SHBA-ja të heqë vizat me Kroacinë

Sekretari amerikan i Shtetit propozon që SHBA-ja të heqë vizat me Kroacinë

Bota August 02, 2021 - 23:11

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka propozuar që SHBA të heqë vizat me Kroacinë.

Blinken vlerëson Kroacinë për përparimin e jashtëzakonshëm teksa thotë se ka përmbushur standardet rigoroze të vendeve pjesëmarrëse.

Kroacia është një nga vendet e Bashkimit Europian dhe e fundit që i është bashkuar unionit. /balkanweb

Njoftimi nga Blinken:

Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci.