Maqedoni e Veriut: 16 të vdekur dhe 25 raste të reja me COVID-19

Maqedoni e Veriut: 16 të vdekur dhe 25 raste të reja me COVID-19

Bota May 10, 2021 - 16:03

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 16 persona kanë humbur betejën më COVID-19, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja nga 1 mijë e 16 mostra të marra.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 408 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut 154 mijë e 51 persona janë infektuar, 138 mijë e 370 janë shëruar, kanë vdekur 5 mijë e 109 persona, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 10 mijë e 572 raste aktive.