Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes: “Unë i ktheva përpjekjet për vetëvrasje në një libër komik”

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes: “Unë i ktheva përpjekjet për vetëvrasje në një libër komik”

Bota September 10, 2020 - 13:37

Në vitin 2018 Eriko Kobayashi sapo kishte mbaruar një leksion kur një grua në të njëzetat e saj të hershme iu afrua nga audienca.

“Ajo u shtrua në spital pasi u përpoq të vriste veten”, i tha Kobayashi BBC-së.

“Ajo më dha një unazë me një mesazh motivues dhe ne u përqafuam”.

Kobayashi është autore e “The Diary of My Daily Failures”, një manga libër komik japonez - që merret me përvojën e saj pas disa përpjekjeve për vetëvrasje.

Siç thotë ajo, shpreson se do t’u tregojë lexuesve të manga-ve se të tjerët ndajnë ndjenjat e tyre më të errëta dhe se ata arritën të përballen me to.

Para Ditës Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, 10 Shtator, BBC-ja bisedoi me autoren për punën e saj dhe mënyrën sesi mund të ndihmonte të tjerët.

Image

Lufta me shëndetin mendor dhe vështirësitë financiare e bënë Kobayashi të përpiqej të merrte jetën e saj disa herë pas moshës 21 vjeç.

Kobayashi beson se problemet e saj filluan si fëmijë - ajo thotë se pësoi dhunë dhe abuzim ndërsa u rrit.

Në mangën, e cila u botua për herë të parë në 2017, ajo flet për "demonët" e saj, duke përfshirë detaje për shkuarjen në spital dhe kohën që kaloi e mbyllur në institucione, transmeton zeri.info

"Gjithçka arriti në pikën ku unë nuk mund të flija më dhe kisha vazhdimisht makthe", kujton ajo.

"Prindërit e mi më çuan te një numër mjekësh, por asgjë nuk dukej se ndihmonte."

Vetëvrasja është një problem global dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se rreth 800,000 njerëz marrin jetën e tyre çdo vit.

Japonia ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve midis vendeve të zhvilluara./ Zëri