Neuralink i Elon Musk shfaq pacientin e parë me çip truri duke luajtur shah vetëm me anë të mendimeve të tij

Neuralink i Elon Musk shfaq pacientin e parë me çip truri duke luajtur shah vetëm me anë të mendimeve të tij

Auto&Tech March 21, 2024 - 21:01

Pacienti i parë të cilit i është implantuar një çip në tru nga kompania Neuralink e Elon Musk, së fundmi është shfaqur duke luajtur shah.

Noland Arbaugh, pacienti 29-vjeçar i cili pas një aksidenti me veturë është paralizuar në disa pjesë të trupit të tij, ka marrë një implant nga Neuralink në fillim të këtij viti.

Ndërsa tani kompania ka publikuar një video nëntë minutëshe ku Arbaugh shihet duke luajtur shah dhe duke ndaluar muzikën vetëm me anë të mendimeve të tij, shkruan skynews, përcjell zeri.info.

Sipas Elon Musk qëllimi kryesor i këtij çipi është që t’I lejojë personat me aftësi të kufizuara të komunikojnë më shpejtë.

Ndërkaq, miliarderi ka njoftuar se kompania e tij do të jetë në gjendje të trajtojë potencialisht obezitetin, autizmin, depresionin, dhe skizofreninë.

“Ndërhyrja kirurgjike ishte shumë e lehtë”, dëgjohet të thotë Arbaugh në video, duke iu referuar procedurës së implantit.

Arbaugh i referohet procedurës së implantit më një video dhe dëgjohet duke thënë se ndërhyrja ishte shumë e lehtë

“Kjo tashmë ka ndryshuar jetën time”, shtoi ai, duke theksuar se kjo teknologji ende ka punë për të bërë për t’u cilësuar si “e përsosur”. /Zëri