Udhëtoni dhe eksploroni gjatë verës të shoqëruar nga smartphone perfekt

Udhëtoni dhe eksploroni gjatë verës të shoqëruar nga smartphone perfekt

Auto&Tech July 26, 2022 - 14:19

Vera është stina e momenteve të paharrueshme, udhëtimeve dhe eksplorimit të vendeve të reja. Ditët me diell do t’ju nxisin dëshirën të shkrepni fotografi me të dashurit tuaj edhe të jeni aktiv duke ndarë copëza të bukura nga dita juaj në rrjetet tuaja sociale. Qielli i kthjellët me yje, perëndimet në det, apo jeshilja e ndritshme e kodrave do t’ju dhurojnë ndjesi të cilat do të donit t’i ruanit vizualisht.

Shoqëruesi ideal për shpirtin tuaj të udhëtarit apo të aventurës do të jetë seria e re Samsung Galaxy S22: Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra. Vera juaj do të mbahet mend gjatë falë përvojës revolucionare dhe performancës së përmirësuar që kjo seri ofron.

Realizoni fotot dhe videot perfekte

Image

Vera juaj do të jetë e mbushur plot me ngjarje dhe panorama shumëngjyrëshe nga pushimet tuaja.

Për t’i shijuar tërësisht festat ose mbrëmjet tuaja dhe gjithë destinacionet ku do të niseni, smartphonet Samsung sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë. Dhe nuk është aspak problem nëse doni të shkrepni fotografi teksa po kaloni momente tëmrekullueshmë gjatë mbrëmjes në një qytet bregdetar apo jeni duke vizituar muze dhe pika të veçanta turistike.

Falë veçorive Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë.

Ndërkohë, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Gjithashtu, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale - AI Stereo Depth Map i ri.

Shumë nga veçoritë e reja u dedikohen videove. Teknologjia Auto Framing e videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona.Teknologjia e përparuar VDIS minimizon dridhjet për shkrepje të qeta dhe të mprehta kur jeni në lëvizje. Për t’i dhënë prekjen finale fotove dhe videove tuaja, ekziston aplikacioni Expert RAW, i cili përmban një paketë gjithëpërfshirëse opsionesh për editim.

Ndaj, këtë verë do të keni kudo një kamera profesionale në xhepin tuaj me serinë Galaxy S22. Mundësia që ju të fiksoni momente të paharrueshme është 10|10.

Udhëtoni pa u shqetësuar për rezistencën e smartphone-t

Image

Kjo stinë është dinamike, plot me eksplorime dhe momente të papritura për t’u shplodhur brigjeve të detit apo për t’u arratisur në zemër të maleve. Nëse keni shpresuar për një bateri jetëgjatë, atëherë dëshira juaj sapo u realizua. Seria Galaxy S22 nuk do t’ju lërë kurrë në baltë.

E gjithë seria e pajisjeve mundëson karikim të shpejtë prej 25 W, dhe modelet S22 + dhe Ultra janë pasuruar më tej me karikim super të shpejtë prej 45W, kështu që mund të regjistroni 50 minuta video– të gjitha pas një karikimi 10- minutësh.

Gjithashtu, gjatë stinës së verës ne marim kohën tonë për të pushuar dhe për rrjedhojë jemi më të shkujdesur. Samsung ka menduar edhe për këtë. Nëse keni planifikuar të bëni kanoe, rafting, hiking ose keni vendosur të eksploroni destinacione të pazbuluara, mos u shqetësoni për smartphone-n tuaj.

Seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj.

Pavarësisht se cilat janë planet tuaja për këtë verë, seria Samsung Galaxy S22 do ta bëjë përvojën tuaj më argëtuese dhe më të lehtë se kurrë. Tani kjo seri është e disponueshme në Kosovë dhe për më shumë informacion vizitoni https://www.samsung.com/al/.