Lamborghini prezanton versionin e ri të makinës legjendare

Lamborghini prezanton versionin e ri të makinës legjendare

Auto&Tech August 15, 2021 - 22:21

Countach, supermakina ikonike e markës Lamborghini, është kthyer sërish. Marka italiane prezantoi versionin e shekullit XXI të kësaj makine, që quhet Lamborghini Countach LPI 800-4.

Kjo makinë përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2,8 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale është 355 km/h.

Marka italiane njoftoi se do të prodhohen vetëm 112 njësi të Lamborghini Countach LPI 800 4.

Lamborghini Countach “lindi” 50 vite më parë dhe për të kujtuar këtë eveniment, marka ka vendosur që të krijojë një version modern të makinës ikonike./A2

Image

Image

Image

Image

Image

Image