McLaren prezanton makinën e epokës së re

McLaren prezanton makinën e epokës së re

Auto&Tech March 04, 2021 - 23:20

McLaren ka prezantuar makinën e re hibride, që ka si objektiv të konkurrojë me Ferrari F8, Maserati MC20 apo Lamborgini Huracan.

Me gjatësi 4,5 metra, gjerësi 2,1 metra dhe lartësi 1,1 metra, McLaren Artura ka një motor 3.0 V6 si dhe një motor elektrik. Me motorin elektrik, mund të udhëtohet për 30 km.

Shpejtësia maksimale e McLaren Artura është 330 km/h, ndërsa nga 0 në 100 km/h arrin për 3 sekonda.

Çmimi i kësaj makine është rreth 200 000 euro./A2

Image

 

Image

Image

Image