Twitteri bllokon llogari për “bashkërendim” postimesh mbi zgjedhjet

Twitteri bllokon llogari për “bashkërendim” postimesh mbi zgjedhjet

Auto&Tech November 03, 2020 - 23:52

Platforma e medias sociale Twitter bllokoi të martën disa llogari të reja me prirje të djathta, që po postonin informacione mbi votimet në zona ku pritet të ketë garë të fortë mes kandidatëve presidencialë.

Twitter thotë se informacioni i postuar shkel politikat e kompanisë kundër “bashkërendimit” që nënkupton postimin në disa llogari të të njëjtit informacion, për të krijuar përshtypjen që individë të ndryshëm po postojnë në mënyrë të pavarur dhe pa lidhje me njeri-tjetrin, shkruan VOA.

Një nga llogaritë, SVNewsAlerts, kishte 69,000 pasues deri javën e kaluar. Kjo llogari shpesh ka paralajmëruar për trazira lidhur me zgjedhjet dhe për probleme lidhur me sigurinë e votës. Po ashtu në këtë llogari janë postuar pretendime të presidentit lidhur me mashtrime nga demokratët.

Llogari të tjera të bllokuara përfshijnë FJNewsReporter, Crisis_Intel dhe Faytuks.