Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Gjigandi teknologjik pranon gabimin në lidhje me TikTok-un

Gjigandi teknologjik pranon gabimin në lidhje me TikTok-un

Auto&Tech July 12, 2020 - 20:03

Amazon ka deklaruar se email-i që iu dërgua punonjësve duke iu kërkuar që të heqin aplikacionin TikTok nga çdo celular që ka askes edhe me email-et e kompanisë, ishte dërguar gabimisht.

Në një email dërguar stafit të premten, thuhej që punonjësit duhej ta fshinin aplikacionin për shkak të rreziqeve me sigurinë. Mirëpo kjo nuk është përtypur mirë nga TikTok, të cilët kanë deklaruar se nuk i kuptojnë dot shqetësimet e Amazon.

Aplikacioni i videove, zotërohet nga një kompani kineze dhe është vënë nën hetim për shkak të frikës për se mund të shpërndajë informacione me Kinën.

“Email-i i dërguar këtë mëngjes ishte një gabim. Nuk ka asnjë ndryshim politike në lidhje me TikTok-un”, ka deklaruar një zëdhënës i Amazon për BBC.

Të premten, mesazhi i dërguar për stafin theksonte faktin te rreziku i sigurisë./tvklan.al