Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Dy versionet e Mercedes E-Class që do plasohen së shpejti në treg

Dy versionet e Mercedes E-Class që do plasohen së shpejti në treg

Auto&Tech May 20, 2020 - 18:37

Brenda një kohe të shkurtër, ky Mercedes vjen si Coupe dhe Convertible

Që kur Mercedes E-Class u shfaq para dy muajsh në versionin Sedan, ishte vetëm çështje kohe, kur do të shfaqej edhe në dy versionet tjera si Convertible dhe Coupe, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar shumë kohë, të dy versionet janë parë derisa testoheshin, ndërsa që tani Mercedes bëri të ditur se E-Class do të vijë së shpejti, saktësisht më 27 maj.

Sipas Mercedes, versioni Convertible do të jetë një makinë që e përfshinë shprehinë praktike të çdo dite, sigurinë që vlerësohet lartë, rehatinë superiore të udhëtimit dhe dizajnin elegant.

Në mënyrë që Coupe ta ketë dukjen sa më dinamike, Mercedes ia ka vënë grillin e njohur si diamant, por është shumë më i shtypur dhe me drita LED shumë më të holla.

Pjesa e pasme është e ri dizajnuar, që të ngjajë me modelin CLA, në mënyrë që të jetë shumë më e fuqishme dhe efikase se modeli aktual.

Derisa në të dyja është vendosur sistemi i infoteitment MBUX, ndryshime ka pësuar edhe brendia e këtyre modeleve, derisa dukja e jashtme është shumë më e mirë.