Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 112
Netflix bie nga sistemi

Netflix bie nga sistemi

Auto&Tech March 25, 2020 - 19:00

Netflix ka ndaluar së funksionuari, duke ua pamundësuar për t’u futur në faqe.

Platforma nuk ngarkohej dot kur përdoruesit tentuan të futeshin në faqe. Probleme u raportuan gjithashtu nga ata që përdorin aplikacionin, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, disa që nuk ishin në gjendje të hynin në uebfaqe pretenduan se e kishin bërë këtë përmes platformave të tjera siç është versioni i Netflfix në telefon ose smart TV.

Rënia nga sistemi vjen në kohën kur njerëz në të gjithë botën kanë rritur drastikisht vizitat në platformë.

Uebfaqja përcjellëse Down Detector tregoi probleme në të gjithë botën, megjithëse ato ishin kryesisht të përqendruara në Evropë.

Ndërprerja ndodhi rreth orës 18:00 në kontinentin evropian.