Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Galaxy Fold 2 do të lansohet së shpejti, nuk do të besoni çmimin e pajisjes

Galaxy Fold 2 do të lansohet së shpejti, nuk do të besoni çmimin e pajisjes

Auto&Tech December 04, 2019 - 17:24
detajet

Samsung ka paralajmëruar një Samsung Galaxy Fold të ri me një dizajn në formë të guaskës.

Më parë besohej se ky Samsung Galaxy Fold 2 i ri do të lansohej në Indi si Galaxy Fold W20 5G, por ajo që u lansua ishte një version 5G i Galaxy Fold.

Tani, një raport i ri nga Koreja e Jugut na jep një datë të mundshme të fillimit dhe madje një çmim të ri që mund ta vendosë lehtësisht këtë pajisje në xhepin e çdo përdoruesi.

Sipas një raporti të ri, Samsung Galaxy Fold 2 mund të lansohet në shkurt të vitit 2020.

Madje, mund të ndajë vëmendjen me serinë e radhës Samsung Galaxy S11, pasi mund të arrijnë gjatë të njëjtës ngjarje.

Modeli i ri i Galaxy Fold 2 madje mund të jetë me çmim poshtë atij të Galaxy S11 +.

Duket se Galaxy Fold i ri do të jetë me çmim prej 850 dollarë, duke e bërë këtë telefonin e parë të përballueshëm të palosshëm.

Galaxy Fold origjinal spekulohet se ka shitur mbi 500,000 njësi, madje me një çmim prej 2,000 dollarësh.