Ferrari ekskluziv, makina vetëm me porosi

Ferrari ekskluziv, makina vetëm me porosi

Auto&Tech shtator 17, 2019 - 12:11
Lexon detajet

Ferrari nuk është shumë i interesuar për të rritur prodhimin vjetor, megjithëse ka hapësirë në treg.

Ai është një nga 20 markat e veturave që kanë vendosur të mos marrin pjesë këtë vit në Panairin e veturave në Frankfurt. Në vend të kësaj, ky prodhues i super-veturave ka mbajtur premierën e dy modeleve të reja në Itali, përpara shfaqjes së Frankfurtit.

Gjatë prezantimit të F8 Tributo Spider dhe 812 GTS, shefi i marketingut i Maranela, Enrico Galiera, tha se Ferrari gjithmonë do të prodhojë më pak automjete sesa kërkesat e tregut.

“Ferrari mbetet i përqendruar në ekskluzivitetin, dhe fakti që klientët ndonjëherë do të presin më gjatë makinën e tyre, do të thotë vetëm se ata do të ëndërrojnë për këtë më gjatë”, tha ai.

“Ata do të kënaqen me automjetin e tyre më shumë në momentin kur do t’iu dorëzohet,” shton ai.

“Do të dorëzojmë gjithmonë të paktën një makinë më pak se kërkesa,” shpjegoi në mënyrë simbolike Enrico Galiera.

Ai gjithashtu tha se st