Mercedes 'godet' sërish tregun botëror me një veturë elektrike
Auto&Tech
April 25, 2019 - 23:25
Lexoni detajet
Ndërsa ‘Auto Show’-i në Nju Jork kryesisht po shpërfaq vetura SUV, Mercedes ka thyer stigmën e eventit duke dhënë një indikacion në lidhje me një makinë elektrike.
Kompania prodhuese e automobilave ka shfaqur GLS-në e fundit nga radhët e AMG-së, e përbërë nga një motor të tipit V8, turbo-binjakë dhe motor elektrik 48 volt.
Megjithëse nuk ka ndarë detaje në lidhje me kuaj-fuqitë që arrijnë të prodhohen dhe për ndërrues shpejtësish, për të është mësuar se do të lansohet në fillim të 2021-ës.
Ndiqini fotografitë e mëposhtme për ta parë pamjen e veturës.