Facebook së shpejti do ta lansojë pajisjen e re

Facebook së shpejti do ta lansojë pajisjen e re

Auto&Tech April 18, 2019 - 21:11
Lexo Detajet

Facebook është duke punuar në një asistent me zë.

“Ne jemi duke punuar për të zhvilluar një asistent me zë dhe ndihmës teknologjik që do të mund të jetë pjesë e familjeve tona.”, u shprehë një zëdhënës në Facebook.

Rrjeti social do të përballet e konkurrencë të fortë nga gjigantët që tashmë kanë asistent me zë si Amazon, Google dhe Apple.

Sipas ‘CNBC’, Facebook është duke punuar për këtë lloj pajisje që nga viti 2018-të.

Deri më tani asistenti më i suksesshëm me zë është ‘Alexa’ i Amazon.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook është përpjekur të ndërtoj një pajisje të tillë. Vitin e kaluar, kompania kishte lansuar një asistent me zë në biseda të quajtur ‘M’