Nivel i lartë i lojës digjitale me Pictionary Air

Auto&Tech February 22, 2019 - 08:41
Lexoni detajet e fundit

Pictionary ka bërë një përditësim në pajisjen e re, duke bërë që loja digjitale të jetë e një niveli edhe më të lartë.

Lapsi dhe letra, tani janë zëvendësuar me pajisjen që njihet si laps në ajër dhe aplikacionin e instaluar në tablet, transmeton Telegrafi.

Enigma vizatohet nga ajri në ekran, ndërsa rivali duhet ta gjejë brenda një kohe të caktuar.

Me Pictionary Air, loja është shumë më zbavitëse, teksa gjithçka regjistrohet, për të qeshur më vonë me momentet më të mira.

Të interesuarit për këtë pajisje, duhet të presin deri në fillim të muajit korrik, kur pritet të lansohet për rreth 20 dollarë.