Facebook Messenger bie nga sistemi

Auto&Tech November 29, 2018 - 19:05
Lexo detajet

Aplikacioni i Facebook për të biseduar - Facebook Messenger- është rënë papritur nga sistemi për përdoruesit nga e gjithë bota.

Aplikacioni Messenger u godit me ndërprerje që filluan rreth orës 6 të mëngjesit, sipas Down Detector.

Kjo vjen vetëm një javë pasi Facebook Messenger u godit nga një ndërprerje që zgjati pothuajse një ditë të tërë.

Ndërprerja duket se ka ndikuar përdoruesit në Evropë dhe në bregun lindor në Shtetet e Bashkuara.