Mbappé e nis garën për Topin e Artë, s'po ndalet së shënuari gola

Kylian Mbappé vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë në garën për Topin e Artë.

Sulmuesi francez po kalon një periudhë të shkëlqyer me Real Madridin dhe shifrat e tij para portës e mbajnë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, në këtë garë rëndësi të veçantë ka edhe kontributi i Arda Gülerit, i cili po shfaqet gjithnjë e më shumë si një prej lojtarëve vendimtarë të madrilenëve.

Paraqitjet e Gülerit po i japin Real Madridit një dimension tjetër në lojë, ndërsa Mbappé vazhdon të bëjë diferencën me golat e tij.

Gara për çmimin individual mbetet e hapur dhe performancat në vazhdim mund të jenë përcaktuese. /Zëri