Bruno Fernandes shpërthen në lot pas humbjes së Manchester Unitedit
Bruno Fernandes nuk ka mundur t’i fshehë emocionet pas një tjetër humbjeje të Manchester Unitedit.
Kapiteni portugez u pa duke luftuar me lotët në fund të ndeshjes kundër Chelseat, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të londinezëve.
Kjo disfatë e thelloi edhe më shumë krizën e Unitedit, që tashmë ka shkuar në nëntë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat.
Morgan Rogers dhe Cole Palmer nga penalltia shënuan për Chelsean, ndërsa Lisandro Martinez u përjashtua me karton të kuq.
Fernandes, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes, iu afrua tifozëve mysafirë pas vërshëllimës së fundit, por emocionet e tradhtuan.
United ka grumbulluar vetëm shtatë pikë në nëntë xhirot e para të Premierligës, ndërsa pozita e trajnerit Michael Carrick është vënë seriozisht në pikëpyetje. /Zëri