Lajme të mira dhe të këqija për Real Madridin, Mourinho publikon listën për duelin me Racingun
Jose Mourinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së dielës kundër Racing Santanderit, ku Real Madridi do të ketë disa rikthime, por edhe një mungesë të rëndësishme.
Lajmi i keq është mungesa e Federico Valverdes, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i pësuar në El Clasico.
Ndërkohë, lajmi i mirë është rikthimi i Thibaut Courtois, i cili e ka kaluar gripin, si dhe i Eder Militaos, që rikthehet pas dëmtimit.
Mourinho ende nuk ka vendosur nëse Courtois do të jetë titullar, pasi Andriy Lunin kishte paraqitje shumë të mirë kundër Barcelonës.
Në mungesë të Valverdes, në krahun e djathtë pritet të luajë njëri mes Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries.
Në listën e të ftuarve janë edhe Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Endrick, Arda Guler dhe Brahim Diaz. /Zëri