Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person përfundon në QKUK

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka therur me thikë një tjetër person.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 16 qershor 2026, rreth orës 15:38, në rrugën “Metush Krasniqi”.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe konfiskuar thikën e dyshuar të përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Zëri