Dy persona tentuan t’i ikin policisë në Prishtinë, njëri hodhi një pistoletë me gaz gjatë arratisjes

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pasi kanë tentuar t’i shmangen policisë, duke ikur me motoçikletë.

Sipas raportit policor, gjatë tentativës për arratisje njëri nga të dyshuarit kishte hedhur një pistoletë me gaz. Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar pistoletën me dy fishekë, si dhe një thikë, transmeton Zeri.info.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Zëri