Vrasje në tentativë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 16 qershor, në orën 01:27.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri një herë në drejtim të tij”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë.
Policia njofton se është kontrolluar vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.